Nuk është e drejtë t’iu kërkosh të tjerëve atë që ju nuk jeni të gatshëm për ta bërë vetë.
Njeriu nuk është kurrë më i sinqertë sesa kur e pranon që është gënjeshtar.
Me guxim njeriu mund të marrë përsipër çdo gjë, por jo të bëj çdo gjë.
Ai që urdhëron frymën e tij, vlen më tepër se ai që mposht një qytet.
Manifestimi më i lartë i jetës është ky: që një qenie njerëzore i qeveris veprimet e tij. Një gjë që është gjithmonë subjekt i drejtuar prej dikujt tjetër është diçka e vdekur.
Si çdo mbretëri e përçarë bie, kështu çdo mendje ndahet në mes shumë studimeve dhe e degradon veten.
Edukata e mirë konsiston në të pranuarit se sa shumë mendojmë për veten dhe sa pak mendojmë për tjetrin.
Çdo njeri inteligjent, qoftë artist ose jo – matematikan, doktor, shkencëtar – zotëron një mënyrë poetike të vrojtimit dhe të përshkrimit të botës.
Mos u vërtit duke thënë se bota ta ka borxh një jetesë. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ajo ishte këtu para teje.
Dhënia e dashurisë është një arsim në vetvete.