Sëpatës bish mos iu ban. – DIBËR
Ndonëse ndokush është krejt mosbesues ndaj ekzistencës së zotave, nëse ka drejtësi të karakterit, ai e urren të keqen tek njeriu. Ky zët ndaj padrejtësisë nuk e lë atë të bëjë veprime të padrejta, e kështu tek i shmanget së padrejtës i bashkohet së drejtë
Jeta nuk është e drejtë, mësohu me këtë.
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. – JUG
Shumëkush pajtohet me mua se shumë gjëra në futboll në kohën tonë nuk janë të pastra – dhe këtë nuk e meritojnë ata që shikojnë futboll. Gjendja do të vazhdojë kështu gjersa futbolli do të drejtohet nga njerëz që nuk e kuptojnë futbollin.
Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. – JUG
Duke gjykuar nga pjesët kryesore të historisë së botës, deri më tani, drejtësia është gjithmonë në rrezik.
Ligji dhe rendi ekzistojnë me qëllim që të vendosin drejtësi dhe kur ata nuk ia arrijnë këtij qëllimi atëherë bëhen diga të rrezikshme që bllokojnë rrjedhën e progresit shoqëror.
E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban. – KOSOVË
Ta dish çfarë është e drejtë dhe të mos e bësh, s’ka poshtërsi më të madhe.