Thënie për drejtësinë (86 thënie)

Zoti ynë që je në qiell, jepna fuqine ta mbajme gojen të mbyllur kur s’kemi gjë per te thënë! Falna durimin ta thellojme nje pune përpara se të shkruajme permbi te, frymëzona me nje ndenje te mprehte të drejtsisë që të flasim jo vetem me paanesi por edhe te sillemi ashtu! Shpetona nga grackat e gramatikës, nga shtremberimet e gjuhes dhe nga lajthimet e shtypit.

Një fshatar midis dy gjyqtarëve është si peshku midis dy maceve.

Është një njeri i vështirë ai që është vetëm i drejtë, dhe i trishtuar ai që është vetëm i mençur.

Hatëri të lë pa brekë. – BERAT

Kur pi ujë, kujto burimin. – VLORË

Nëse ke dhjetë mijë ligje atëherë shkatërroni çdo respekt për drejtësinë.

Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. – SHKODËR

Padrejtësia në fund prodhon pavarësinë.

Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. – KORÇË

Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. – JUG