Bukuria blihet sipas gjykimit të syrit.
Disa burra kanë një teori të marrë për femrat e bukura – e cila diku në njëfarë kohe do të shndërrohet në përbindëshe. Filmat ua japin atyre mundësinë të shikojnë si ndodh ky proces.
Gjithçka ka bukuri, por jo gjithkush e sheh atë.
Qoftë vetëm për hir të hijeshisë, unë përpiqem të mbetem moralisht i pastër.
Kur një djalë më thotë se unë jam e bukur, kjo nuk është diçka e dëshirueshme. E bukur është më e pakta që duhet të jesh për të dashurin tënd.
Hijeshia e gruas që po kalon në përgjithësi është në proporcion të drejtpërdrejtë me shpejtësinë e kalimit të saj.
Si unazë ari në feçkën e një derri është një grua e bukur që s’ka mend.
Bukuria ka vetëm një tip, shëmtia ka me mijëra.
Unë nuk jam i shëmtuar, por bukuria ime është një krijim i tërë.
Bukuria nuk është vetëm fizike.