Thënie nga Viktor Hygo (72 thënie)

Ai që nuk njeh gjuhë të tjera, ose është gjeni, domosdo ka mangësi në idetë e tij.

Një artist i madh është një burrë i madh në një fëmijë të madh.

Buzëqeshja e gëzimit është shumë më afër lotëve se qeshjes.

E habtishme ta thuash, bota e ndritshme është botë e padukshme; bota e ndritshme është ajo të cilën ne nuk e shohim. Sytë tanë prej mishi shohin vetëm natë.

Virtyti ka një vello, vesi një maskë.

Të ngjitesh nga gabimi tek e vërteta është e rrallë dhe e bukur.

Mendimi është laboratori i intelektit, ëndërrimi është kënaqësia e tij.

Ekziston një tmerr i shenjtë ndaj gjithçkaje të madhe. Është gjë e lehtë t’ia admirosh medikorietin dhe kodrat; por gjithçka që është tepër madhështore, një gjeni ashtu si një mal, një ansambël ashtu si një kryevepër, t’i shikosh nga afër është e lemerishme.

Ki guxim për të këqijat e mëdha të jetës dhe durim për të voglat; dhe kur të kesh përmbushur me sukses qëllimin e ditës sate, shko dhe fli i qetë.

Është fundi? Po i çkaje? Fundi i Francës? Jo. Fundi i mbretërve? Po.