Luftë civile? E çfarë dashke të thuash? A ka ndonjë luftë të huajsh? A nuk është çdo luftë ndeshje midis njerëzve, midis vëllezërve?
Idealja dhe e bukura janë njësoj; idealja i korrespondon idesë, dhe bukuria formës; kështu që ideja dhe lënda janë kunata.
Të mosbërit asgjë është lumturi për fëmijët dhe mjerim për pleqtë.
Kombet, si yjet, iu nënshtrohen eklipseve. Gjithçka bëhet mirë sapo rikthehet drita dhe eklipsi nuk shndërrohet në natë të pafund. Agimi dhe ringjallja janë sinomike. Rishfaqja e dritës është si mbijetesa e shpirtit.
Shpesh është e nevojshme të dish si t’i bindesh një femra në mënyrë që nganjëherë ta kesh të drejtën për ta komanduar.
Kush hap dyer shkollash, mbyll dyer burgjesh.
Jezusi qan: Volteri qesh. Nga ai lot hyjnor dhe nga ajo buzëqeshje njerëzore ka ardhur bukuria e qytetërimit aktual.
Njerëzit e vegjël mund të jenë të shenjtë për të mëdhenjtë, dhe prej të drejtave të të dobtit buron e drejta e të fortit.
Jeta është e shkurtër, por ne e bëjmë më të shkurtër nga humbja e kohës.
Dikush beson se të tjerët do të bëjnë atë që ai dëshiron.