Thënie nga Mark Twain (115 thënie)

E tillë është raca njerëzore, shpesh ke keqardhje pse Noa ia doli të hipte në varkë.

Unë jam plak dhe kam njohur vështirësi shumë të mëdha, por shumica e tyre nuk kanë ndodhur kurrë.

Njeriu do të bënte shumë gjëra me qëllim që të jetë i adhuruar, ai nuk do të linte gjë pa bërë me qëllim që ta kenë zili.

Unë kurrë nuk kam lënë shkollën time të ndërhyjë në formimin tim.

Zemërimi është një acid që mund të dëmtojë më shumë enën në të cilën ai ruhet sesa këdo tjetër.

Shumë gjëra të vogla janë bërë të mëdha nga mënyra e duhur e të reklamuarit.

E vërteta është më e çuditshme se trillimi, por kjo është për shkak se Trillimi është i detyruar që t’i tkurrë mundësitë; e Vërteta nuk është e detyruar.

Ndershmëria është politika më e mirë – kur nuk ka të holla në të.

Kurajo është rezistenca ndaj frikës, mjeshtëria e frikës, jo mungesa e frikës.

Asnjë mëkatar nuk është shpëtuar ndonjëherë pas njëzet minutave të para të një predikimi.