Kudo që të shkosh, shko me tërë zemrën tënde.
Rrëfimi është si një fshesë që fshin ndyrësinë dhe lë një sipërfaqe të ndritshme e të pastër. Unë ndjehem më i fortë nga rrëfimi.
Kultura e një kombi buron nga zemrat dhe shpirti i njerëzve të saj.
Ka një vështirësi në të kuptuarit që sjellja jonë është shumë komplekse (tërësore, që truri ynë është ndërtuar nga shumë përbërës). Dhe ka një vështirësi në të shikuarit në çdo katastrofe mundësinë e rrënimit. Ndoshta unë jam optimiste e lindur, por mendoj se do të jetë gjithmonë diçka që të na shpëtojë.
Kur shohim njerëz me vlerë, duhet të mendojmë t’iu ngjasojmë atyre; kur shohim njerëz të kundërt me ne, duhet t’i kthehemi vetes dhe ta shqyrtojmë veten.
Vetëpërmbajtja është një virtyt vetëm për ata që mendohet se e kanë një alternativë.
Ne nuk i durojmë njerëzit kur flasin për veten, por ajo është tema që e trajtojnë më mirë.
Unë i shikoj vetëm cilësitë e njerëzve. Duke mos qenë vetëm i pafajshëm, unë nuk dua t’i paragjykoj fajet e të tjerëve.
Çdo njeri mund të gabojë, por vetëm një idiot këmbëngul në gabimin e tij.
Të soditësh do të thotë të lodhesh, të mendosh do të thotë të bësh. Duart që rrinë kryq punojnë, duart e mbledhura veprojnë. Sytë e drejtuar nga Qielli janë një akt krijimi.