Thënie për njeriun] (235 thënie)

Njerëzit që nuk bëjnë zhurmë janë të rrezikshëm.

Çdo njeri është bir i veprave të tij.

Ai që jeton duke shpresuar, mund të vdesë esëll.

Ai që nuk është i zoti ta durojë varfërinë, nuk është i zoti të jetë i lirë.

Vetëdija është Zoti i pranishëm në njeriun.

Kemi zbuluar se NGF (Nerve Groëth Factor – Faktori Rritje e Nervit është shumë më tepër se një molekulë proteinike. Pa të, jeta ndalet. Te minjtë bllokon sëmundjen e Al-Zheimerit

Jam një njeri që e mbaj me vete në të ardhmen gjithçka që më ka ndodhur në të kaluarën time. Unë mendoj ende plotësisht në dashurinë dhe mbetem e hapur ndaj gjithçkaje që më ndodh mua.

Është ajo ideja e moçme e mrekullueshme se të tjerët vijnë të parët, pastaj ti vjen e dyta. Kjo është e vetmja normë morale me të cilën jam rritur. Të tjerët kanë më shumë rëndësi se ti, prandaj mos u habit, merre kështu siç është.’

Arti është shprehje në laborator e gëzimit të njeriut.

Ai që është i zoti të shfajësohet, rrallë është i zoti për diçka tjetër.