Thënie për njeriun (510 thënie)

Ne bindemi me praninë tonë.

Çfarë është qeveria në vetvete, veçse më e madhja e të gjitha reflektimeve mbi natyrën njerëzore? Nëse njerëzit do të ishin engjëj, asnjë qeveri nuk do të jetë e nevojshme. Në qoftë se engjëjt do të qeverisnin mbi njerëzit, kontrollet as të jashtëm as të brendshëm mbi qeverinë nuk do të ishin të nevojshme.

Njeriu do të bënte shumë gjëra me qëllim që të jetë i adhuruar, ai nuk do të linte gjë pa bërë me qëllim që ta kenë zili.

Poezitë e mia janë politike në kuptimin më të thellë të fjalës. Të jesh politik do të thotë të jetosh në kohën tënde, të jesh një njeri i kohës sate.

Vdekja nuk e gjen kurrë në befasi njeriun e mençur, ai është gjithmonë gati të largohet.

Është e rëndë të jesh modest, kur je kaq i madh siç jam unë.

Dituria është si paraja: për të pasur vlerë duhet qarkulluar, dhe në qarkullim mund të rritet në sasi dhe, me shpresë, edhe në cilësi.

Qëllimi në martesë nuk është të mendosh njësoj me partnerin, por të mendosh bashkë me të.

Nuk ka asnjë njeri, sado i mençur, i cili në një periudhë të rinisë së tij nuk ka thënë gjëra, ose nuk ka përjetuar disi vetëdijen nga e cila është kaq i pakënaqur në jetën e mëvonshme, sa po të mundte, do ta shuante nga kujtesa.

Besimi është dituri në zemër, përtej shtrirjes së dëshmisë.