Ne do t’iu mbijetojmë të gjitha momenteve, përveç atij fundit.
Brenda kapakëve të Biblës janë përgjigjet për të gjitha problemet me të cilat njerëzit ballafaqohen.
Lavdia qëndron në përpjekjen për t’ia arritur një qëllimi dhe jo në arritjen e tij.
Ki guxim për të këqijat e mëdha të jetës dhe durim për të voglat; dhe kur të kesh përmbushur me sukses qëllimin e ditës sate, shko dhe fli i qetë.
Mendoj se ndihma më e madhe në përballjen me çdo problem është të dish se cili është qëndrimi yt. Me një fjalë, çfarë mendoni ju se duhet vepruar prej tani.
Intonimet tona përmbajnë filozofinë tonë të jetës, atë që secili prej nesh është vazhdimisht duke e thënë vetë për gjërat.
Njeriu jeton vetëdijshëm për veten, por është një instrument i pavaetëdijshëm i synimeve historike, universale të njerëzimit.
Shkenca është gjë e mrekullueshme nëse njeriu nuk duhet të fitojë të hyrat e jetës nga ajo.
Mënyra më e mirë për të kënaqur veten është të përpiqeni për të kënaqur dikë tjetër.
Kur miqtë tuaj fillojnë të të lavdërojnë se dukesh i ri, kjo është një shenjë e sigurt që je duke u plakur.