Thënie për jetën (537 thënie)

Më pëlqen ideja e plakjes së hirshme dhe plot me rrudha… si Audrey Hepburn.

Medet! Muzika vetëm çjerr kur shpirti është i dërmuar.

Njeriu duhet të shikojë brenda vetes para se t’i gjykojë të tjerët.

Jo, jo nuk jam i pasur. Unë jam një njeri i varfër me të holla, çka nuk është e njëjta gjë.

Ne nuk do të kemi sukses në ndryshimin e gjërave sipas dëshirës sonë, por gradualisht dëshirat tona ndryshojnë.

Asgjë që ti njeh nuk ka qenë e panjohur.

Çdo njeri është bir i veprave të tij.

Miqësia me veten tonë është tejet e rëndësishme, sepse pa të nuk mund të jenë miq me askënd tjetër në botë.

Urrejtja dhe forca nuk mund të jenë vetëm në një pjesë të botës, pa pasur një ndikim në pjesën tjetër të saj.

Ai që jeton duke shpresuar, mund të vdesë esëll.