Një e sotme vlen sa dy të nesërme.
Jam një njeri që e mbaj me vete në të ardhmen gjithçka që më ka ndodhur në të kaluarën time. Unë mendoj ende plotësisht në dashurinë dhe mbetem e hapur ndaj gjithçkaje që më ndodh mua.
Nuk është aspak një tekë e paarsyeshme që, në një ekzistencë të ardhme, ne do ta shikojmë atë që ne mendojmë se është ekzistenca jonë e sotme, si një ëndërr.
E ardhmja nuk është më e pasigurt se e tashmja.
Kurrë mos e lër për nesër atë që mund ta bësh pasnesër.
Historia është një mësuese e pamëshirshme. Ajo nuk ka të tanishme, ka vetëm të shkuar që rend drejt së ardhmes. Po të përpiqesh ta frenosh, atjo të hedh tutje.
Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.
Këtu ose paskëtaj kjo është e gjitha e njëjtë për mua, unë e pranoj kohën absolutisht.
Le të mos e kërkojmë përgjigjen demokratike apo përgjigjen republikane, por ta kërkojmë përgjigjen e duhur. Le të mos kërkojmë t’ia lëmë fajin së kaluarës. Le ta pranojmë përgjegjësinë tonë për të ardhmen.
Edukimi është pasaporta ynë për të ardhmen, për atë e nesërmja u takon njerëzve të cilët përgatiten për atë sot.