Thënie për të ardhmen (34 thënie)

Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetosh gjithmonë.

Jeta e vërtetë e njeriut është e lumtur, kryesisht për shkak se ai është gjithnjë në pritje që ajo së shpejti do të jetë kështu.

E nesërmja nuk është e sigurt për askë, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

Pse vret mendjen ta parashikosh të ardhmen, dhe e lodh trurin me gjëra të kota? Mos ki merak, lere Zotin të bëjë plane – ai merret me to pa u këshilluar me ne.