Thënie për të ardhmen (34 thënie)

Ju them të rinjve: mos mendoni për veten tuaj, mendoni për të tjerët. Mendoni për të ardhmen që ju pret, mendoni për ato që mund të bëni, dhe mos iu druani asgjëje. Mos iu druani vështirësive: unë kam kaluar shumë të tilla, dhe i kam përshkuar pa frikë, me shpërfillje të plotë ndaj vetes.

Unë jam plak dhe kam njohur vështirësi shumë të mëdha, por shumica e tyre nuk kanë ndodhur kurrë.

E çfarë është historia? Një jehonë e së kaluarës në të ardhmen; një pasqyrim i së ardhmes në të shkuarën.

Unë jam në pritje të një të ardhmeje të madhe për Amerikën – një të ardhme ku vendi ynë do të matë forcën e tij ushtarake me moralin tonë të përmbajtur, pasurinë e tij me mençurinë tonë, fuqinë e tij me qëllimin tonë.

Ne nuk mund ta sigurojmë gjithmonë të ardhmen e miqve tanë; ne kemi më shumë mundësit të sigurojmë të ardhmen tonë, nëse ia kujtojmë vetes se kush janë miqtë tanë.

Njeriu duhet të shohë çka është dhe çka duhet të jetë.

Nëse vrojtojmë shekullin e ardhshëm, udhëheqësit do të jenë ata të cilët u japin mundësi të tjerëve

Ne gjithmonë mbivlerësojmë ndryshimin që do të ndodhë dy vitet e ardhshme dhe nënvlerësojmë ndryshimin pas dhjetë viteve. Mos e lini veten të nanuriset në mosveprim.

Mos u mburr me ditën e nesërme.

Çdo brez shkon më tej se brezi që e parapriu atë, sepse qëndron mbi supet e atij brezi. Ju do të keni mundësi përtej çdo gjëje që ne kemi njohur ndonjëherë.