Kur një burrë hap derën e makinës për gruan e tij, të jini të sigurt, ose ka makinën e re ose gruan.
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. – JUG
I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty, dhe pastaj të kërkon ty të mos e vrasësh atë.
Të rrish i zhveshur do të thotë të jesh revolucionar, të ecësh zbathur është populizëm i thjeshtë.
Falja është aroma që vjollca hedh në thembrën që e ka shkelur.
I paralajmëruar, i paraarmatosur; të jesh i parapërgatitur do të thotë gjysmë fitoreje.
Në mesin e këtyre të cilët nuk e pëlqejnë shtypjen janë shumë që pëlqejnë të shtypin.
Të paligjshmen e bëjmë menjëherë. Jokushtetuesja kërkon diçka me shumë kohë.
Jam i bindur në besimin se forca e shpirtit rritet në përpjesëtim me nënshtrimin që ia bëjmë mishit.
Asgjë nuk e forcon autoritetin aq shumë sa heshtja.