Progresi ynë si komb nuk mund të jetë më i shpejtë se progresi ynë në arsim. Mendja njerëzore është burimi ynë fundamental.
Uashingtoni është një qytet me frytshmëri Jugore dhe magji Veriore.
Njeriu është prapëseprapë kompjuteri më i mirë i të gjithëve.
Mos u lutni për jetë të kollajshme. Lutuni të jeni njerëz më të fortë.
Problemet e botës nuk ka gjasa të zgjidhen nga skeptikët ose cinikët, horizontet e të cilëve janë të kufizuar nga realitetet e natyrshme. Ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund të ëndërrojnë për gjëra që nuk ishin kurrë më parë.
Çmimi i lirisë është gjithmonë i lartë, por amerikanët e kanë paguar gjithmonë atë. Dhe një shteg ne nuk do ta zgjedhim kurrë, dhe ai është shtegu i dorëzimit ose i nënshtrimit.
Është një fat i keq që ne mund ta sigurojmë paqen vetëm duke përgatitur luftën.
Fjala e mirëfilltë “sekret” është e neverishtme në një shoqëri të lirë dhe të hapur; dhe ne jemi si popull aktualisht dhe historikisht kundër shoqërive sekrete, betimeve sekrete, dhe procedimeve sekrete.
Hrushovi ma kujton mua gjahtarin e tigrit, i cili e ka bërë gati murin ku t’ia varë lëkurën, përpara se të ketë kapur tigrin. Tigri ka ide të tjera.
Ne nuk kemi frikë t’ua besojmë amerikanëve faktet e papëlqyeshme, idealet e huaja, filizofitë aliene dhe vlerat konkuruese. Sepse një shtet që ka frikë ta lejojë popullin e tij ta gjykojë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është një shtet që ka frikë nga populli i tij.