Thënie nga Xhon Kenedi (50 thënie)

Ne besojmë se nëse njerëzit kanë talent të shpikin makina të cilat i largojnë njerëzit nga puna, kanë talent që t’i kthejnë në punë ata njerëz.

Nëse ne nuk mund t’iu japim fund ndryshimeve tona, së paku mund të ndihmojmë për ta bërë botën të sigurtë për ndryshyeshmërinë.

Historia është një mësuese e pamëshirshme. Ajo nuk ka të tanishme, ka vetëm të shkuar që rend drejt së ardhmes. Po të përpiqesh ta frenosh, atjo të hedh tutje.

Ata që e bëjnë revolucion paqësor të pamundshëm do ta bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm.

Gjërat nuk ndodhin. Gjërat janë bërë për të ndodhur.

Ne duhet ta përdorim kohën si mjet, jo si një divan.

Fitorja ka mijëra etër, por humbja është jetime.

Mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, dijes njerëzore që është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë – ndoshta me përjashtim kur Thomas Jefferson darkoi vetëm.

Le të mos e kërkojmë përgjigjen demokratike apo përgjigjen republikane, por ta kërkojmë përgjigjen e duhur. Le të mos kërkojmë t’ia lëmë fajin së kaluarës. Le ta pranojmë përgjegjësinë tonë për të ardhmen.

Dhe kështu, bashkëqytetarët e mi amerikanë, mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj: pyetni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.