Bota është e ndryshme tani. Sepse njeriu mban në duart e tij të vdekshme fuqinë për t’i zhdukur të gjitha format e varfërisë njerëzore dhe të gjtiha format e jetës njerëzore.
Të gjitha nënat duan që djemtë e tyre t’i rritin për t’i bërë presidentë, por ato nuk duan që ata të bëhen politikanë para se të bëhen presidentë.
Ka shumë njerëz në botë të cilët realisht nuk e kuptojnë – ose thonë kështu – se cila është çështja e madhe midis botës së lirë dhe botës komuniste. Le të vijnë ata në Berlin!
Ata që bëjnë të pamundur revolucion paqësor, do të bëjnë të pashmangshëm revolucionin me dhunë.
Unë jam në pritje të një të ardhmeje të madhe për Amerikën – një të ardhme ku vendi ynë do të matë forcën e tij ushtarake me moralin tonë të përmbajtur, pasurinë e tij me mençurinë tonë, fuqinë e tij me qëllimin tonë.
Në një sens vërtet real, nuk do të jetë një njeri që po arrin në hënë, do të jetë gjithë kombi. Për këtë duhet të punojmë ne të gjithë që ta dërgojmë atë atje.
Padija e një votuesi në një demokraci e dëmton sigurinë e të gjithëve.
Le të shkojë fjalë përtej kohës dhe hapësirës, tek miku dhe armiku njëlloj, se pishtar ka kaluar tek një brezni e re e amerikanëve, lindur në këtë shekull, kalitur nga lufta, disiplinuar nga paqja e vështirë dhe e hidhur.
Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në një vend që nuk ishte rrënuar nga lufta ose nga korrupsion, ose nga të dy.
Një fëmijë i keqedukuar është një fëmijë i humbur.