Ted Turner ka nevojë për dikë që ta ketë pranë 100% të kohës. Ai mendon se kjo është dashuria. Nuk është dashuri – është përkujdesje foshnjash.
Nëna ime vrau veten kur unë isha 12 vjeçe. Unë nuk e miratova kurrë atë veprim. Por unë përpiqem ta kuptoj atë.
Nëse karriera që keni zgjedhur ka një të papritur të padëshiruar, ngushëllojeni veten duke thënë se nuk ka karrierë pa ato.
Ne nuk mund t’i kontrollojmë gjithmonë mendimet tona, por mund t’i kontrollojmë fjalët tona, dhe përsëritja trysnon ndërdijën, kështu pastaj bëhemi mjeshtër të situatës.
Mendoj se nuk ka gjë më të rëndësishme se të bësh paqe para se të jetë tepër vonë. Dhe gjithmonë paqja vendoset duke shkuar fëmija tek prindi.
Unë nuk dua t’i heq rrudhat – nuk dua të dukem si çdokush tjetër.
Thënia e gënjeshtrave dhe përpjekja për të ndjellë vëmendjen janë gabime që i kam bërë dhe nuk dua t’I bëjnë fëmijët e mi. Para se të jesh revolucionar duhet të jesh njeri. Sepse duhet të kujdesesh për njerëz që nuk kanë pushtet.
E gjithë çështja e lirisë është që të çohesh, të ristrukturosh jetën tënde dhe të veprosh sipas kokës sate.
Pjesa më e madhe e situatave dramatike fillon me një gajasje.