Unë jam njeriu më i famshëm dhe më i adhuruar që ka jetuar ndonjëherë në botë, sepse nuk kishte satelitë kur Jezui dhe Moisiu ishin këndej pari, prandaj njerëzit në fshatrat pak më larg nuk dinin gjë për ta.
Nëse ata mund të bëjnë penicilinë nga një tru i mykur, të jenë të sigurtë se këtë mund ta bëjnë me trurin tënd.
Një njeri që e shikon botën njëlloj në të pesëdhjetat si atëherë kur ishte njëzet vjeç, ka humbur tridhjetë vjet të jetës së tij.
Mendova se po ta thoja mjaft, do ta bindja botën se vërtetë isha më i madhi.
Mosha është aq sa mendosh se është. Ti je i vjetër aq sa mendon se je.
E godita atë aq fort sa atij iu desh një lugë këpucësh për të vënë në kokë kapelën e tij.
Është përsëritja e pohimit ajo që çon te besimi. Dhe sapo besimi të shndërrohet në bindje të thellë, gjërat fillojnë të ndodhin.
Unë jam më i madhi, thashë se edhe më parë madje e dija këtë. Unë besoj në fenë islame. Besoj në Allahun dhe paqen.
Është e rëndë të jesh modest, kur je kaq i madh siç jam unë.
Unë përfytyroj të jem kampion nja dhjetë vjet e pastaj tia lë titullin vëllait tim si Kenedët atje në Uashington.