Thënie nga Mahatma Gandi (92 thënie)

Në çështjet e ndërgjegjës, ligji i shumicës nuk ka vend.

Unë e dua Krishtin tuaj, unë nuk i dua krishterët tuaj. Ju krishterët jeni aq të pangjashëm me Krishtin tuaj.

Nëse bashkëpunimi është një detyrë, unë them se edhe mosbashkëpunimi në disa rrethana është njësoj një detyrë.

Kultura e mendjes duhet të jetë në shërbim të zemrës.

Zemërimi është armik i jodhunës dhe krenaria është përbindëshi që e kapërdin atë.

Lutja nuk është kërkesë. Është dëshirë e shpirtit. Është pranim i përditshëm i dobësisë së dikujt.

Një “jo” e buruar prej bindjes së thellë është më e mirë se një “po” e buruar për hir të të tjerëve ose, edhe më keq, për të shmangur dëmet.

Një rrenë nuk bëhet e vërtetë nëpërmjet arsyes së propagandimit të shumëfishuar, as e vërteta nuk bëhet rrenë pse askush nuk e sheh atë.

Njeriu i mirë është miku i të gjitha gjallesave.

Supozoj se me udhëheqje kuptoheshin muskujt; por sot ajo ka kuptimin të jesh bashkë me popullin.