Pastërtia e jetës personale është një kusht i pazëvendësueshëm për të ndërtuar një edukim të mirë.
Për mua çdo sundues është alien që sfidon opinionin publik.
Paqja e shpërblen vetveten.
Bujaria, vetësakrifica dhe mirësia nuk janë pronë ekskluzive e asnjë race apo religjioni.
Lirinë nuk ia vlen ta kesh, nëse nuk përfshinë lirinë për të gabuar.
Frika e vdekjes na bën të shmangim vlerat dhe religjionin. Sepse dëshira për vlera është dëshirë për besimin religjioz.
Nëse durimi është një vlerë, ai duhet të zgjasë deri në pambarim. Dhe një besim i gjallë duhet të zgjasë deri në mesin e stuhisë më të zezë.
Një religjion që nuk i merr parasysh realitetet praktike dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre, nuk është religjion.
Unë nuk kam asgjë të re që t’ia mësoj botës. E Vërtea dhe Jodhuna janë të vjetra sa rruzulli. E vetmja që kam bërë ka qenë përpjekja t’i eksperimentoj në një shkallë sa më të gjerë të mundshme.
Njeriu dështon në realizimin e idealit të lartë, në momentin që fillon t’i shumëfishojë dëshirat e tij ditore. Lumturia e vërtetë e njeriut varet vertet në kënaqjen e tij.