Thënie politike] (120 thënie)

Një trupë e vogël me shpirtra të vendosur, mbushur me besim të pamasë në misionin e tyre, mund ta ndryshojnë rrjedhën e historisë.

Kryengritja ndaj tiranëve është bindje ndaj Zotit.

Bashkësia ndërkombëtare po i çon gjërat përpara në Bosnje… por është duke e bërë këtë në kurriz të popullit myliman. Unë e përjetoj këtë si një padrejtësi, janë gjëra me të cilat unë nuk mund të pajtohem.

Përparimi nuk arrihet pa shumë droja dhe rrënime; rënia nuk arrihet pa shumë rehatira dhe shpresa.

Ndërkohë që ne nuk i shkelim kurrë parimet tona, ne duhet ta kuptojmë gjithashtu se nuk mund t’i mbajmë parimet tona nëse nuk mbijetojmë.

Në rrëmujën e njerëzve dhe të ngjarjeve, vetmia ishte tundimi im; tani është mikja ime. E çfarë kënaqësie tjetër mund të kërkosh kur të ballafaqohesh me Historinë?

Kur heronjtë ikin nga skena, atje ngjiten kllounët.

Unë besoj se njeriu është ushtari më i fortë, sepse guxon të vdesë i paarmatosur.

Lideri duhet të ketë qëllime të larta, të shikojë larg, të gjykojë me zemërgjerësi, duke e veçuar veten nga njerëzit e zakonshëm të cilët debatojnë për çikërima.

Problemet e botës nuk ka gjasa të zgjidhen nga skeptikët ose cinikët, horizontet e të cilëve janë të kufizuar nga realitetet e natyrshme. Ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund të ëndërrojnë për gjëra që nuk ishin kurrë më parë.