Thënie politike] (120 thënie)

Nëse do të kisha ndonjë përgjegjësi në Amerikë do të merresha me problemin e dhunës shtëpiake. Ajo është djepi i shumicës së problemeve: ekonomike, psikologjike dhe edukative.

Nëntëdhjetë përqind e politikanëve iu japin dhjetë për qindëshit tjetër një reputacion të keq.

Në një sens vërtet real, nuk do të jetë një njeri që po arrin në hënë, do të jetë gjithë kombi. Për këtë duhet të punojmë ne të gjithë që ta dërgojmë atë atje.

Televizioni ka bërë shumë për psikiatrinë duke dhënë informacione për të, si dhe duke krijuar nevojën për të.

Ne nuk mund ta sigurojmë gjithmonë të ardhmen e miqve tanë; ne kemi më shumë mundësit të sigurojmë të ardhmen tonë, nëse ia kujtojmë vetes se kush janë miqtë tanë.

Kombet, si yjet, iu nënshtrohen eklipseve. Gjithçka bëhet mirë sapo rikthehet drita dhe eklipsi nuk shndërrohet në natë të pafund. Agimi dhe ringjallja janë sinomike. Rishfaqja e dritës është si mbijetesa e shpirtit.

Unë jam me rritur me edukatën që ta respektoj gjithmonë autoritetin dhe ata që janë në detyrë.

Kush hap dyer shkollash, mbyll dyer burgjesh.

Jezusi qan: Volteri qesh. Nga ai lot hyjnor dhe nga ajo buzëqeshje njerëzore ka ardhur bukuria e qytetërimit aktual.

Unë nuk kam asgjë të re që t’ia mësoj botës. E Vërtea dhe Jodhuna janë të vjetra sa rruzulli. E vetmja që kam bërë ka qenë përpjekja t’i eksperimentoj në një shkallë sa më të gjerë të mundshme.