Thënie politike] (120 thënie)

Lufta do të zhduket vetëm atëherë kur njerëzit nuk do të marrin pjesë në asnjë lloj dhune dhe do të jenë gati të vuajnë çdo persekutim që d t’iu sjellë kjo mungesë. Kjo është e vetmja mënyrë për ta shfuqizuar luftën.

Unë i dëgjova pikëpamjet tuaja. Ato nuk përputhen me të miat. Vendimi është marrë njëzëri.

E keqja më e madhe e botës vjen nga fakti se Perëndia nuk ka krijuar para të mjaftueshme.

Jam përpjekur ta nxjerr Francën nga balta. Por ajo do të kthehet te gabimet e saj dhe të vjellat e saj. Unë nuk mund t’i ndaloj francezët të jenë francezë.

Një rrenë nuk bëhet e vërtetë nëpërmjet arsyes së propagandimit të shumëfishuar, as e vërteta nuk bëhet rrenë pse askush nuk e sheh atë.

Supozoj se me udhëheqje kuptoheshin muskujt; por sot ajo ka kuptimin të jesh bashkë me popullin.

Për mua çdo sundues është alien që sfidon opinionin publik.

Luftë civile? E çfarë dashke të thuash? A ka ndonjë luftë të huajsh? A nuk është çdo luftë ndeshje midis njerëzve, midis vëllezërve?

Unë jam në pritje të një të ardhmeje të madhe për Amerikën – një të ardhme ku vendi ynë do të matë forcën e tij ushtarake me moralin tonë të përmbajtur, pasurinë e tij me mençurinë tonë, fuqinë e tij me qëllimin tonë.

Lirinë nuk ia vlen ta kesh, nëse nuk përfshinë lirinë për të gabuar.