Thënie politike] (120 thënie)

M’u deshën disa ditë, sepse, para se të flas, unë pëlqej të di për çfarë do të flas.” Koment pasi ai u pyet në një konferencë shtypi më 24 mars, pse ai reagoi me aq vonesë për të shprehur mospëlqimin e tij ndaj përfitimeve të drejtuesve në kompaninë e madhe të sigurimeve American International Group Inc._x000D_
Jua kujtoj të gjithëve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk zgjodhën vetë që të bënin një luftë në Afganistan. Rreth 3000 njerëz tanët u vranë më 11 shtator 2001, ndonëse nuk po bënin asgjë tjetër veçse jetën e tyre të përditshme.” Deklaratë e bërë më 27 mars kur po shpallte planin të dërgojë edhe 4000 trupa më shumë në Afganistan, si pjesë e një zgjerimi të mëtejshëm të pranisë së trupave.

Mendoj se politika është një gjë tepër serioze për t’ua lënë në dorë politikanëve.

Jeta ime është mesazh.

Unë kam parë gjithashtu fëmijë duke mposhtur me sukses ndikimet e një trashëgimie të keqe. Kjo i detyrohet të qenit një atribut i kulluar i shpirtit.

Është e lehtë të jesh miqësor me miqtë. Por të jesh miqësor me dikë që është armiku yt është thelbi i religjionit të vërtetë. Të tjerat janë biznese.

Pse duhet të ndihet shoqëria përgjegjëse vetëm për edukimin e fëmijëve dhe jo për edukimin e të gjithë të rriturve të të gjitha moshave?

Progresi ynë si komb nuk mund të jetë më i shpejtë se progresi ynë në arsim. Mendja njerëzore është burimi ynë fundamental.

Sëmundja më e keqe që mund t’i prekë qeveritarët nuk është alkolizmi, siç mendohet gjerësisht; por është egoizmi.

Ka në këtë botë njerëz kaq të uritur, saqë Zoti mund t’u shfaqet atyre vetëm në formëne bukës.

Në mënyrë që të bëhet sundimtar, politikani shtiret si shërbëtor.