Ne kemi filluar një punë thelbësore për të mbajtur gjallë ëndërrën amerikane në kohën tonë.” Thënë përpara se të firmoste paketën ndihmëse të ekonomisë prej $787 miliardë më 17 shkurt._x000D_
Pasojat e kësaj rënieje janë reale dhe janë kudo. Por teksa ekonomia jonë mund të dobësohet dhe besimi ynë të tronditet, ndonëse jemi duke përjetuar kohë të vështira e të paqarta, sonte dua që çdo amerikan ta dijë këtë: Ne do të ribëhemi, ne do të ringjallemi, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë më të forta se më parë.” Fjalimi i tij i parë në sesionin e bashkuar të Kongresit më 24 shkurt.
M’u deshën disa ditë, sepse, para se të flas, unë pëlqej të di për çfarë do të flas.” Koment pasi ai u pyet në një konferencë shtypi më 24 mars, pse ai reagoi me aq vonesë për të shprehur mospëlqimin e tij ndaj përfitimeve të drejtuesve në kompaninë e madhe të sigurimeve American International Group Inc._x000D_
Jua kujtoj të gjithëve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk zgjodhën vetë që të bënin një luftë në Afganistan. Rreth 3000 njerëz tanët u vranë më 11 shtator 2001, ndonëse nuk po bënin asgjë tjetër veçse jetën e tyre të përditshme.” Deklaratë e bërë më 27 mars kur po shpallte planin të dërgojë edhe 4000 trupa më shumë në Afganistan, si pjesë e një zgjerimi të mëtejshëm të pranisë së trupave.
Sot ju them juve se sfidat që përballim janë reale. Ato janë serioze dhe janë shumë. Ato nuk përmbushen lehtë as në kohë të shkurtër. Por ta dini, Amerika do t’ia dalë me sukses.” Fjalimi përurues më 20 janar._x000D_
Unë mund ta them pa përjashtime as nënkuptime se Shtetet e Bashkuara nuk do të torturojnë.” Fjala e mbajtur më 22 janar nëpunësve të Departamentit të Shtetit, në të njëjtën ditë që ai firmosi urdhërin për mbylljen e qendrës së dënimit në Gjirin Guantanamo.”
Unë jam këtu në televizion duke thënë se bëra gafë. – Intervistë me drejtuesin e emisionit të NBC “Nightly Neës ëith Brian ëilliams,” më 3 shkurt, pasi hoqi dorë rrufeshëm nga përpjekja për ta emëruar Tom Daschle-n në më pak se 24 orë pasi ai kishte thënë se ishte “absolutisht” i përkushtuar ndaj kandidatit për shëndetësinë. Obama dha intervista të ngjashme atë ditë me pesë rrjete televizive.
Kjo është njëfarë Loje Olimpike speciale apo diçka e tillë.” Koment gjatë paraqitjes më 19 mars në emisionin e NBC Tonight”, duke i folur drejtuesit të emisionit, Jay Leno për praktikimin e sportit të boulingut në Shtëpinë e Bardhë. Një zëdhënës sqaroi menjëherë se thënia e Obamës nuk donte të nëvlerësonte Lojërat Olimpike, por vetëm të bënte humor me aftësitë e tij sportive.