Thënie politike] (120 thënie)

Ne besojmë se nëse njerëzit kanë talent të shpikin makina të cilat i largojnë njerëzit nga puna, kanë talent që t’i kthejnë në punë ata njerëz.

Nëse ne nuk mund t’iu japim fund ndryshimeve tona, së paku mund të ndihmojmë për ta bërë botën të sigurtë për ndryshyeshmërinë.

Asnjë politikë e jashtme – sado gjeniale – nuk mund të ketë sukses nëse ka lindur në mendjet e pak vetave dhe nuk është në zemrën e asnjërit prej tyre.

Sapo shteti të jetë themeluar, nuk mund të ketë më heronj. Ata vinë në skenë vetëm në shoqëritë e paqytetëruara.

Ata që e bëjnë revolucion paqësor të pamundshëm do ta bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm.

Nëse duam ta mësojmë paqen e vërtetë në këtë botë, dhe nëse jemi vërtetë kundër luftës, duhet ta fillojmë këtë mësim që tek fëmijët.

Sa më gjatë që kam jashtë postit, aq më i pagabueshëm më duket vetja.

Despotizmi është një krim i gjatë.

Pothuaj çdo gjë që bëni është pa rëndësi, por është e rëndësishme që ju e bëni atë.

Superfuqitë shpesh sillen si dy njerëz të verbër tejet të armatosur duke u vërtitur nëpër një dhomë, secili duke u ndjerë në rrezik vdekjeje prej tjetrit, për të cilin ai mendon se ka një përfytyrim të përkryer.