Thënie politike] (120 thënie)

E kundërshtoj dhunën, sepse kur duket se ajo bën mirë, e mira është vetëm e përkohëshme; e keqja që ajo bën është e përhershme.

Fitorja ka mijëra etër, por humbja është jetime.

Do të mirëprisja me gjithë zemër bashkimin e Linjdes dhe të Perëndimit duke siguruar që të mos ndodhte me forcë brutale.

Jodhuna është forca më e madhe në duart e njerëzimit. Është më e fuqishme se arma më e fortë e shkatërimit, krijuar nga naiviteti i njeriut.

Autoriteti nuk ka rezultat pa prestigj, prestigji nuk ka rezultat pa distancë.

Mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, dijes njerëzore që është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë – ndoshta me përjashtim kur Thomas Jefferson darkoi vetëm.

Le të mos e kërkojmë përgjigjen demokratike apo përgjigjen republikane, por ta kërkojmë përgjigjen e duhur. Le të mos kërkojmë t’ia lëmë fajin së kaluarës. Le ta pranojmë përgjegjësinë tonë për të ardhmen.

Si të gjitha revolucionet, revolucioni surealist ishte një përmbysje, një rindërtim, një shprehje e domosdoshmërive vitale dhe të pazëvendësueshme.

Sot ju them juve se sfidat që përballim janë reale. Ato janë serioze dhe janë shumë. Ato nuk përmbushen lehtë as në kohë të shkurtër. Por ta dini, Amerika do t’ia dalë me sukses.” Fjalimi përurues më 20 janar._x000D_
Unë mund ta them pa përjashtime as nënkuptime se Shtetet e Bashkuara nuk do të torturojnë.” Fjala e mbajtur më 22 janar nëpunësve të Departamentit të Shtetit, në të njëjtën ditë që ai firmosi urdhërin për mbylljen e qendrës së dënimit në Gjirin Guantanamo.”

I gjithë njerëzimi është ndarë në tri klasa: ata që janë të palëvizshëm, ata që janë të lëvizshëm, dhe ata që lëvizin.