Thënie për poezinë (42 thënie)

Poeti nuk mban kurrë shënime. Njeriu nuk mban kurrë shënime në një aferë dashurie.

Poezia fillon si dëfrim dhe mbaron si zgjuarsi.

Vetëm atje ku ndjesia e dhimbjes për të tjerët fillon, atje fillon poeti.

Poetët janë si gjuajtësit e topit në bejsboll. Të dy kanë momentet e tyre. Intervalet janë gjëra të rënda.

Rima, ajo mbretëreshë e skllavëruar, ajo magji supreme e poezisë, ajo krijuese e metrikës sonë.

Unë do ta përcaktoja shkurt poezinë e fjalëve si krijimin ritmik të Bukurisë.

Deri në shekullin e 20-të përgjithësisht ishte supozuar se një shkrimtar kishte thënë atë që ai kishte për të thënë në veprat e tij.

Unë provoj të jem një qytetar, të jetoj si një njeri – jo si një poet.

Pse u dashka që poezia të ketë kuptim?

I gjithë religjioni, miku im, ka dalë thjesht nga mashtrimi, frika, lakmia, imagjinata, dhe poezia.