Nuk ka religjon ku çdo ditë e jetës të mos jetë konsideruar një burg; nuk ka filozofi apo ideologji që nuk mendon se ne jetojmë në marrëzi.
Unë besoj se mendja njerëzore apo shoqëria njerëzore nuk janë të ndarë në reparte të quajtura sociale, politike apo religjiore. Të gjitha veprojnë dhe ndërveprojnë mbi njëra tjetrën.
Unë nuk besoj në Zot, por kam frikë prej Tij.
Nën barrën e një të kaluare besëtytë, njerëzit kanë frikë nga gjërat që nuk mund, apo që ende nuk mund, të shpjegohen – pra, nga e panjohura. Nëse dikush ka nevoja të natyrës metafizike, unë s’mund ta kënaq me programin e Partisë. Do të kalojë njëfarë koh
Kur është çështja e parave, të gjithë janë të të njëjtës fe.
Unë nuk jam fetar. Në Spanjë të të gjithë lojtarët bëjnë shenjën e kryqit para se të zbresin në fushë. Nëse kjo vlen për të gjithë, atëherë duhet që gjithçka të përfundojë në barazim.
Gjithë jetën time unë e falënderoj Zotin. Familja ime ishte shumë besimtare.
Është e vështirë të mposhtet argumenti se frika nga vdekja e detyron njeriun që të shpikë dhe të besojë në një fuqi për ta luftuar ndenjën e absurdit të të jetuarit. Grekët antikë kanë besuar se rendin (arhe-në) në univers e mban një dhunti inteligjibil
Islami i vërtetë më ka mësuar mua se akuzimi i përgjithshëm i të gjithë njerëzve të bardhë është gabim sikur që është gabim akuzimi i përgjithshëm kundër të zinjve.
Unë e dua Krishtin tuaj, unë nuk i dua krishterët tuaj. Ju krishterët jeni aq të pangjashëm me Krishtin tuaj.