Dashuria reale është ajo që nganjëherë vjen pas kënaqësive ndjesore: kur është e tillë, është e pavdekëshme; forma tjetër pashmangshmërisht dështon, sepse ajo mbështetet kryesisht në fantazi.
Inteligjenca është grua, fantazia është mëseusja e saj, kujtesa është shërbyesja.
E vërteta është më e çuditshme se trillimi, por kjo është për shkak se Trillimi është i detyruar që t’i tkurrë mundësitë; e Vërteta nuk është e detyruar.
Nuk është habi që e vërteta është më e çuditshme se trillimi. Trillimi duhet të ketë kuptim.
Fantazia i është dhënë njeriut për të plotësuar atë çfarë ai nuk është; sensi i humorit i është dhënë që ta ngushëllojë për çfarë ai është.
Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra, ndërsa fantazia e zbukuroi me qëndisje.
Organizimet fetare, format e tyre, metodat e tyre, mësimet e tyre, jo vetëm që nuk u përgjigjen më kohëve, jo vetëm që në origjinën e tyre e kanë tek fantazia e dobët e njeriut primitiv, por janë të dëmshme dhe të rrezikshme, sepse mundohen të mbajnë në s
Dhurata e fantazisë ka pasur më shumë domethënie për mua se sa talenti im për të thithur dituri pozitive.