Thënie për paqen (56 thënie)

Si mund të jetojmë ne në harmoni? Së pari, kemi nevojë të dimë se të gjithë ne jemi çmendurisht në dashuri me të njëjtin Zot.

Ti mos bëj paqe me miqtë. Të bëj paqe me armiqtë tejet të padëshiruar.

Nëse dikush mendon se dashuria dhe paqja janë një klishe që duhet lënë prapa në vitet Gjashtëdhjetë, ky është problem i tij. Dashuria dhe paqja janë të përjetshme.

Kur ata janë duke u përgatitur për luftë, ata që sundojnë me forcë, flasin më së shumti për paqe, derisa të kenë plotësuar procesin e mobilizimit.

Ata që e bëjnë revolucion paqësor të pamundshëm do ta bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm.

Nëse duam ta mësojmë paqen e vërtetë në këtë botë, dhe nëse jemi vërtetë kundër luftës, duhet ta fillojmë këtë mësim që tek fëmijët.

Si është e mundur që jetojnë në kaq harmoni miliarda yje – kur shumë njerëz nuk mund të mos deklarojnë luftë në mendjet e tyre ndaj dikujt që ata njohin.

Ky është mësimi im i parë nga Ben-Gurion. E pashë atë duke bërë paqe dhe e pashë duke bërë luftë. Ai më mobilizoi mua para luftës. Ai burrë ishte një ndërthurje shumë e rrallë midis një intelektuali të vërtetë dhe një lideri të lindur. Ka një kontradiktë

E kundërshtoj dhunën, sepse kur duket se ajo bën mirë, e mira është vetëm e përkohëshme; e keqja që ajo bën është e përhershme.

Jodhuna është forca më e madhe në duart e njerëzimit. Është më e fuqishme se arma më e fortë e shkatërimit, krijuar nga naiviteti i njeriut.