Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.
E gjitha çfarë jemi duke thënë ne është t’i jepet paqes një shans.
Ne duam që izraelitët të jetojnë. Ata duan të jetojnë – pra të na lënë ne të jetojmë.
Paqja nuk është një qëllim i largët që ne e kërkojmë, por një mjet me të cilin ne e arrijmë atë qëllim.
Paqebërësi është ai që përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit.
Jodhuna, e cila është një cilësi e zemrës, nuk mund të vijë nga thirrja ndaj trurit.
Paqja nuk është mungesë e konfliktit, është aftësi për të trajtuar konfliktin me mjete paqësore.
Shpresa e një bote të sigurtë dhe të jetueshme varet nga jokonformistë të displinuar të cilët i kushtohen drejtësisë, paqes dhe vëllezërisë.
Asnjë sundimtar arab nuk do ta marrë seriozisht procesin e paqes sa kohë që ai ia mund të luajë me idenë se arrin më shumë nëpërmjet dhunës.
E kaluara është profetike ngaqë thekson fuqishëm se luftërat janë dalta të dobëta për të latuar të nesërme paqësore.