Thënie për jetën (537 thënie)

Ka një ndryshim gjigant mes fitimit të shumë parave dhe të qenit i pasur.

Ekziston vetëm një pasion, pasioni për lumturinë.

I bazoj llogaritjet në pritjet se fati do të jetë kundër meje.

Ne jemi më të gjallë kur ne jemi në dashuri.

Për çfarë kuptimi e keni fjalën? Jeta është një dëshirë, nuk është një kuptim.

Kurrë mos ia shit lëkurën ariut përpara se ta kesh vrarë.

Përdoro, mos shpërdoro; as asketizmi, as tepërimi nuk e bëjnë njeriun të lumtur.

Miqësia është një punë e bukur me orar të plotë nëse ti vërtet je miqësor me dikë. Ti nuk mund të kesh shumë miq, sepse atëherë ata nuk janë miq të vërtetë.

E shkruaj jetën time për të qeshur me veten, dhe ia arrij. Shkruaj trembëdhjetë orë në ditë, e më kalojnë si trembëdhjetë minuta. Sa kënaqësi t’i kujtosh kënaqësitë! Po sa vuajtje t’i sjellësh në mendje. Zbavitem sepse nuk trilloj asgjë. Ajo që më nxit është detyrimi që kam, në këtë pikë, për t’i maskuar emrat, nga fakti që nuk mund t’i shpalos gjërat e të tjerëve.

Çdo gjë njerëzore është patetike. Burimi i sekretit të humorit në vetvete nuk është gëzimi por pikëllimi. Nuk ka humor në Parajsë.