Thënie për fjalët (86 thënie)

Dije mirë se të gjithë llafazanët jetojnë në kurriz të atyre që i dëgjojnë.

Vallëzimi është një poemë ku çdo lëvizje është një fjalë.

Mendova se po ta thoja mjaft, do ta bindja botën se vërtetë isha më i madhi.

Çfarëdo fjalësh të shenjta lexoni, çfarëdo fjalësh të bukura flisni, asnjë të mirë nuk sillni nëse nuk veproni sipas atyre që lexoni dhe flisni.

Buddha

Të njëjtat fjalë fshehin dhe deklarojnë mendimet e njerëzve.

Ne nuk mund të jemi të sjellshëm me njëri-tjetrin as edhe për një orë. Ne pëshpëritim, dhe nënqeshim dhe zgërdheshim ndaj turpit të vëllait tonë. Ngado që marrësh, ne njerëzit jemi një racë e vogël.

Fjalët janë vetëm zjarri i pikturuar, një vështrim është zjarri vetë.

Njerëzit të cilët dinë shumë pak janë zakonisht fjalëtarë të mëdhenj, ndërsa njerëzit të cilët dinë shumë, flasin pak.

Një lëvdatë është diçka si një puthje nëpërmjet një tyli.

Gjysma e botës është e përbërë nga njerëz që kanë diçka për të thënë dhe nuk mund ta thonë, dhe një gjysmë tjetër që nuk kanë asgjë për të thënë dhe nuk pushojnë kurrë së thëni.