Thëniet e fundit

Është e ndaluar vrasja; për atë të gjithë vrasësit dënohen përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe pas zërit të trumbetës.

Përkryerja e virtytit moral nuk i përjashton në tërësi pasionet, por i rregullon ato.

Unë marr përsipër të njëjtin projekt si Montaigne, por me një qëllim të kundërt: sepse ai ka shkruar esetë e tij vetëm për të tjerët, dhe unë shkruaj lavdërimet e mia vetëm për veten time.

Fjala dhe plumbi kur dalin s’kthehen më. – GUCI

Jam disi i shkollës së vjetër dhe nuk dua asgjë më shumë se të ulem, të hapë, e të lexoj një libër. Por, gjithashtu pëlqej të dëgjoj audio libra. 

Lapsi – dituria është më e fortë se pushka , lapsi do ta sundojë botën.

Asnjëherë nuk e di çfarë mendoj për diçka derisa lexoj se çfarë kam shkruar për të.

Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur Ndal!.

Ëndrrat bëhen realitet; pa këtë mundësi, natyra nuk do të na nxiste të kemi ëndërra.

Nuk ka kaluar një shekull prej kohës sime, por shumë shekuj. Teknologjia e sotme ishte e pamendueshme pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjet më parë. Por vetëm teknika nuk mjafton, duhet një vizion më i gjerë.