I vetmi nga shkrimtarët në anglisht unë me vetëdijë kam bërë muzikë me atë që mund ta quaj tingull të ndijës.
Është një gjë e hatashme kur një burrë i cili s’ka asgjë në botë pse ta vrasë mendjen, shkon dhe martohet.
Edukata është aftësia për të dëgjuar pothuaj gjithçka pa e humbur durimin dhe vetëbesimin.
Humori është poshtërsia më dëfryese.
Duke punuar me përkushtim tetë orë në ditë, ti mund të arrish të bëhesh bos dhe të punosh dymbëdhjetë orë në ditë.
Shoqëri e qytetëruar është ajo që e toleron tepërimin deri në pikën e gjykimit të dyshimtë.
Ma falni marrëzinë ashtu si edhe unë ua fal atyre që mendojnë se nuk flasin marrëzira.
Poeti nuk mban kurrë shënime. Njeriu nuk mban kurrë shënime në një aferë dashurie.
Poezia fillon si dëfrim dhe mbaron si zgjuarsi.
Poetët janë si gjuajtësit e topit në bejsboll. Të dy kanë momentet e tyre. Intervalet janë gjëra të rënda.