Thënie nga Volteri (84 thënie)

Është lehtë të nënshtrosh tërë universin me anë të forcës se sa mendjet e një fshati të vetëm.

Bota më huton mua, dhe unë nuk mund të ëndërroj që kjo orë ekziston dhe nuk ka kurdisës.

Është një bestytni infantile e shpirtit njerëzor që virgjëria do menduar si një virtyt dhe jo si barrierë që ndan injorancën nga dija.

Qeveritë duhet të kenë edhe barinj, edhe meshtarë.

Unë kurrë nuk kam bërë lutje për Zotin, përveç njërës shumë të shkurtër: “O Zot, bëji armiqtë e mi qesharakë.” Dhe Zoti ma dëgjoi.

Një formë ideale e qeverisë është demokracia e mbrojtur me vrasjen.

Për të gjallët e kemi borxh respektin, por për të vdekurit e kemi borxh vetëm të vërtetën.

Besimi konsiston në besuarit kur është përtej fuqisë së arsyes për të besuar.

Ne nuk mund të dëshirojmë atë që ne nuk e dimë.

Është një njeri i vështirë ai që është vetëm i drejtë, dhe i trishtuar ai që është vetëm i mençur.