Thënie nga Edgar Allan Poe (24 thënie)

Do të vërtetohet, në fakt, se të zgjuarit janë gjithmonë të çuditshëm, dhe me të vërtetë përfytyrues shumë me tepër se analitikë.

Ne kemi dashur me një dashuri që ishte më shumë se dashuri.

Bukuria e çfarëdo lloji, në zhvillimin e saj suprem, pa ndryshim e prek shpirtin ndjeshëm deri në lot.

Nuk është aspak një tekë e paarsyeshme që, në një ekzistencë të ardhme, ne do ta shikojmë atë që ne mendojmë se është ekzistenca jonë e sotme, si një ëndërr.

Unë nuk kam asnjë besim në përkryershmërinë e njeriut. Unë mendoj se përpjekjet e njeriut do të kenë efekt të dukshëm mbi njerëzimin. Njeriu është tani vetëm më aktiv – jo më shumë i lumtur – as më i mençur, se ai ishte 6000 vjet më parë.

Nëse mua më kërkohet të përkufizoj, shumë shkurt, termin Art, unë do ta quaja atë ‘riprodhim të asaj që Shqisa kap nga Natyra përmes velit të shpirtit’. Imitim i thjeshtë, por i saktë, i asaj që është në Natyrë, nuk ia jep të drejtë asnjë njeriu të ketë e

Unë do ta përcaktoja shkurt poezinë e fjalëve si krijimin ritmik të Bukurisë.

Shkenca nuk ka mësuar ende nëse çmenduria është apo nuk është madhështi e inteligjencës.

Jeta e vërtetë e njeriut është e lumtur, kryesisht për shkak se ai është gjithnjë në pritje që ajo së shpejti do të jetë kështu.

I gjithë religjioni, miku im, ka dalë thjesht nga mashtrimi, frika, lakmia, imagjinata, dhe poezia.