Nuk ka kaluar një shekull prej kohës sime, por shumë shekuj. Teknologjia e sotme ishte e pamendueshme pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjet më parë. Por vetëm teknika nuk mjafton, duhet një vizion më i gjerë.
Shkenca është gjë e mrekullueshme nëse njeriu nuk duhet të fitojë të hyrat e jetës nga ajo.
Brezi më i vjetër ka respekt më të madh për tokën se për shkencën. Por ne jetojmë në një epokë kur shkenca, më shumë se dheu janë bërë sigurues të rritjes dhe bollëkut. Të jetuarit thjesht me tokën krijon vetmi në epokën e globalitetit.
Informata nuk është dituri.
Ne besojmë se nëse njerëzit kanë talent të shpikin makina të cilat i largojnë njerëzit nga puna, kanë talent që t’i kthejnë në punë ata njerëz.
Ka një vështirësi në të kuptuarit që sjellja jonë është shumë komplekse (tërësore, që truri ynë është ndërtuar nga shumë përbërës). Dhe ka një vështirësi në të shikuarit në çdo katastrofe mundësinë e rrënimit. Ndoshta unë jam optimiste e lindur, por mendoj se do të jetë gjithmonë diçka që të na shpëtojë.
Asnjëherë mendja ime nuk iu nda shkencës, pak sekrete kanë mbetur pa m’u shpalosur dhe natën e ditën kam menduar për plot shtatëdhjetë e dy vjet, dhe e vetmja që dita ishte se kurrë nuk kam ditur asgjë.
Inovacionet energjetike nuk janë lojë nacionale.
Dogma e kristianizmit zhduket nga përparimet shkencore. Fesë i duhet të bëjë gjithnjë e më tepër lëshime. Gradualisht mitet rrëzohen. E vetmja gjë që mbetet është të provohet se në natyrë nuk ka kufi ndarës midis organikes dhe joorganikes. Kur kuptimi ynë
Unë besoj se nuk ka proverba, por ka të vërteta; janë aq shumë sentenca dhe maksima të nxjerra nga përvoja, nëna universale e dijeve.