Ne nuk e dimë se çfarë është me të vërtetë fat i mirë apo i keq.
Të vdesësh është e ndryshme nga ajo që çdonjëri supozon, dhe më fatlume.
I bazoj llogaritjet në pritjet se fati do të jetë kundër meje.
Fati është gjithçka…Fati im i mirë në jetë ishte që të bëhesha një njeri vërtet i trembur. Kam fat që jam burracak, që kam pa masë frikë, sepse një hero nuk do të bënte dot filma me ankth.
Fati është si tregu, ku, shumë herë, po të presësh pak, çmimi bie.
Pafajësia më së shumti është fat i mirë dhe jo virtyt.
Të jesh njeri i favorizuar mire është dhuratë e fatit; por të shkruash dhe lexosh vije nga natyra.
Tani e tutje unë nuk kërkoj fat të mirë. Unë vetë jam fat i mirë.
Zelli është nëna e fatit të mirë, dhe përtacia, e kundërta e tij, kurrë nuk e çoi një njeri drejt arritjes së ndonjërës prej dëshirave të tij më të mira.
Kam pasur miq që janë treguar të mirë me mua, dhe ka qenë një fat i madh për miq që kam pasur fuqinë t’ju jap atyre prova thelbësore të mirënjohjes sime.