Thënie për mendjen (84 thënie)

Nuk mund ta fsheh diellin me një grusht pluhur, nuk mund ta shpalosësh sekretin e Fatit nga fshehtësia, dija ka peshkuar për mua në Detin e Mendimeve një perlë të cilën unë kam frikë ta hap.

Unë duhet të kem një sasi të jashtëzakonshëm të mendjes; nganjëherë më duhet një javë e tërë për ta bërë zap.

Asnjë politikë e jashtme – sado gjeniale – nuk mund të ketë sukses nëse ka lindur në mendjet e pak vetave dhe nuk është në zemrën e asnjërit prej tyre.

Jeta jonë gjithmonë shpreh rezultatet e mendimeve tona dominuese.

Mungesa e alternativave i kthjellon mendjet mrekullisht.

Si është e mundur që jetojnë në kaq harmoni miliarda yje – kur shumë njerëz nuk mund të mos deklarojnë luftë në mendjet e tyre ndaj dikujt që ata njohin.

Unë besoj se unë jam në ferr, prandaj unë jam atje.

Një mjedis i magjishëm është ai ku opinioni i secilit është i përbërë nga opinioni i të gjithë të tjerëve. A ka secili një mendim të ndryshëm? Atëherë ai është një mjedis letrar.

Mendimi është i lirë.

Ashtu si miratoj një të ri që ka diçka në vete nga një plak, nuk jam më pak i kënaqur me një plak që ka në vete diçka prej të riu. Ai që ndjek këtë rregull do të jetë plak në trup, por kurrë në mendje.