Jo çdo gjë që është më e vështirë, është më e merituar.
Unë nuk e di çfarë e ardhmeje më pret, por e di se jam pozitive dhe nuk zgjohem me ndjenjën e dëshpërimit. Babai më thoshte: “Nik, le të jetë si të jetë, gjërat nuk shkojnë asnjëherë siç duam, shkojnë ashtu si shkojnë.”
Të jesh njeri i madh dhe një shenjt për veten, kjo është gjëja më e rëndësishme.
Mosha është aq sa mendosh se është. Ti je i vjetër aq sa mendon se je.
Mos harro ta duash vetveten.
Për të pasur një jetë publike, ti prapë ke të drejtë të kesh një jetë private.
Çfarëdo fjalësh të shenjta lexoni, çfarëdo fjalësh të bukura flisni, asnjë të mirë nuk sillni nëse nuk veproni sipas atyre që lexoni dhe flisni.
Nga të gjitha marrëzitë nuk ka marrëzi më të madhe se të duash ta bësh botën një vend më të mirë.
Askush nuk mund t’ju bëjë të ndjeheni inferior pa miratimin tuaj.
Shpirti i menduar prehet në vetmi.