Thëniet e fundit

Kristianizmi, natyrisht, ka kapur majat e absurditetit dhe prandaj një ditë ngrehina e tij do të bjerë. Shkenca e ka mbarsur tashmë njerëzimin. Për pasojë, sa më shumë kristianizmi i qepet pas dogmave të veta, aq më shpejt do të rrënohet.

Kurseni ujin. Lahuni bashkë me një shoqe/shok njëkohësisht.

Anonim

Lermëni të shkoj në ferr, kjo është e gjitha çfarë ju kërkoj, dhe unë do të vazhdoj t’i mallkoj ata që janë atje, dhe ata do të më shikojnë nga lart e do të më dëgjojnë, kështu që unë të mund të marr pak rrezatim nga lumturia e tyre.

Nëse nuk të thashë se për mua je ti ajo që më fal buzeqeshje, ajo që më fal ngrohtësi; nëse s’ta shpreha dot sa shumë të dashuroj, fajin e kish natyra që s’i dha zemrës gojë!

Anonim

Shenjtorët duhen konsideruar gjithnjë fajtorë derisa të provohen të pafajshëm.

Në pranverë, unë kam numëruar 136 lloje të ndryshme të motit brenda 24 orëve.

Jeta është një tragjedi po ta shikosh nga afër, por një komedi nga një shikim i largët.

Liria – të ecësh i lirë dhe pa epror.

Fama është thjesht fryma e njerëzve, dhe shpesh është e dëmshme.

Poezia fillon si një nyjë në fyt, si një ndjesi gabimi, si një përmallim, si një rënie në dashuri.