Gishti i Perëndisë e preku dhe atë e zuri gjumi.
Kush e do korrigjimin e do diturinë, ai që urren kritikën është budalla.
Interpretimi i realitetit tonë nëpërmjet modeleve tona e jo nëpërmjet nesh, shërben vetëm për të na bërë gjithnjë e më të panjohur, kurrë më pak të lirë, gjithnjë e më të vetmuar.
T’i njohësh gratë apo t’i duash ato, nuk ka rrugëdalje tjetër.
Unë kam qenë rrallë herë në gjendje të shoh një mundësi para se ajo kishte pushuar së qeni e tillë.
Disa njerëz pyesin për sekretin e martesë sonë. Ne gjejmë kohë të hamë në restorant dy herë në javë. Një darkë e vogël në dritën e qirinjve, muzikë e lehtë dhe vallëzim. Ajo shkon të martave, unë të premteve.
Nganjëherë na duhet të prekim fundin e mjerimit për ta kuptuar të vërtetën, prandaj na duhet të prekim fundin e së mirës për të parë yjet në dritën e tyre të plotë.
Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë. – Kosovë
Dashuria është si era e nxehtë.
Njeriu pa fe është si peshku pa biçikletë.