A nuk është momenti i dyshimeve më të thella ai që iu jep jetë qartësive të reja? Ndoshta pashpresa është trualli i vërtetë që ushqen shpresën njerëzore; ndoshta njeriu nuk mund ta gjejë kurrë drejtimin në jetë pa e përjetuar së pari absurditetin e saj.
Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.
Fyerjet janë argumentet e përdorura nga ata që janë gabim.
Ishte si të jesh në syrin e një stuhie. Hap sytë dhe gjendesh në një koncert. Dhe mendon: Ua, si ndodhem unë këtu?
Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. – JUG
Gënjeshtarët e mëdhenj vuajnë nga opinionet e tyre.
Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë.
Nëse shoqëria të bën të ndihesh mirë, atë quaje liri.
Kur isha i ri plot etje shkova tek doktorë e shenjtër, dhe dëgjova këshilla për këtë e atë: por gjithnjë dola nga dera e tyre ashtu siç hyra.
Mendoj se politika është një gjë tepër serioze për t’ua lënë në dorë politikanëve.