Blije të vërtetën dhe mos e shit atë.
Ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.
Një grua grindavece është si pikëllimi i një dite me shi.
Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës.
Budallenjtë qeshin me mëkatin.
Kush e do korrigjimin e do diturinë, ai që urren kritikën është budalla.
Nëse armiku yt ka uri, jepi të hajë.
Frika e Zotit është fillimi i njohjes.
Si unazë ari në feçkën e një derri është një grua e bukur që s’ka mend.
Të gjithë janë miq të atij që bën dhurata.