Përpara lavdisë vjen përulësia.
Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit – fryma mburravece.
Dituria qëndron para syve të atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.
Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetës.
Duke shtrydhur mërinë, prej saj del grindja.
Lakmia është krimbi brejtës.
Mos u shoqëro me atë që flet tepër.
Ai që urdhëron frymën e tij, vlen më tepër se ai që mposht një qytet.
Duke iu kthyer e rikthyer Librave të Shenjtë (Kuran & Bibel), pas çdo leximi të radhës, kam vënë re jo pa habi sesi përjetoja të njëjtin mrekullim si në leximet e para. Ishte një habi e një lloji të veçantë, të cilin sma jepnin as leximet artistike, as a